Edhe këtë vit, pavarësisht pandemisë, një prej ngjarjeve më të mëdha të filmit do të mbahet, por a do të duket Çmimi i 93-të i Akademisë diçka si ceremonitë Oscar që adhuruesit e filmit kanë pritur?
Akademia e Filmit, Arteve dhe Shkencave, e cila paraqet Oscar’s, thotë se po eksploron mënyra se si të mbahet një ceremoni intime në Los Anxhelos më 25 Prill 2021, dy muaj më vonë se normalja.
Nga regjisori fitues i Oskarit Steven Soderbergh është kërkuar të “rishikojë” ngjarjen nën dritën e pandemisë Covid-19.
Pas vitit që ka duruar, industria e filmit do të shpresojë që ceremonia e Oscars të jetë e profilit të lartë.
Edhe pse shifrat e shikimit të TV kanë rënë në vitet e fundit, ajo është akoma ngjarja më e përfolur e industrisë së argëtimit në planet./Insajderi.com
BBC News