
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë i ka quajtur analfabetë zyrtarët e institucioneve në këtë komunë, pasi sipas tyre, kanë gabuar në emërtimin e dy rrugëve.
Sipas kësaj organizate, Komuna e Pejës i ka shkruar gabimisht emrat e dy heronjve të Kombit.
“Analfabetizmi i institucioneve komunale të Komunës së Pejës! Nuk kanë dijeni t’i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit”.
“Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku. Heronjtë tanë janë ADRIAN KRASNIQI nga Vranoci dhe SALIH ÇEKAJ nga Broliqi”, thuhet në reagimin e tyre në faqen zyrtare në Facebook./Insajderi.com