Ozzy Osbourne thotë se duhet të jesh i çmëndur për të mos besuar në alienë

Ozzy Osbourne thotë se duhet të jesh i çmëndur për të mos besuar në alienë

Ozzy Osbourne është shumë i sigurtë për jetën jashtëtokësore, por është shumë i pasigurtë për jetën pas vdekjes.

Ai ka rrëfyer obsesionin e tij me alienë dhe jetën pas vdekjes.

Ai dhe familja e tij janë mbledhur për një ‘reality show’ tjetër “The Osbournes Want to Believe”, ku do të ndajnë video me kontent nga aktivitetet paranormale.

Edhepse ai është i sigurtë për alienët, ndihet krejtësisht ndryshe për reinkarnimin. Kur u pyet nëse beson në parajsë ose mallkim të përjetshëm, ai tha:

“Parajsa ose ferri është ajo që ti zgjedh.”

Ozzy, i cili vuan nga sëmundja Parkinson, tha se për disa njerëz kjo është zgjidhje. “Për shumë njerëz, ideja e tyre për parajsën është ferr. Ata kanë dëshirë të jenë në ferr.”

Ai shtoi se ka më shumë gjasa që fantazmat të jenë prezentë në Angli dhe Evropë se sa në Amerikë.

“Nëse bota e shpirtërave ekziston atëherë me siguri ka shumë prej tyre në Evropë.”

Ozzy ka kaluar pesë muajt e fundit në LA me gruan e tij Sharon për shkak të epidemisë. Sharon ka thënë se koha në karantinë kishte qenë sfidë për të dy: “Javët e para ishin parajsë dhe pastaj filluam të i shkonim në nerva njëri tjetrit.”

Ozzy dhe Sharon janë të martuar dhe kujdesen për njëri tjetrin që nga viti 1982./Insajderi.com