Pajtohen Cyanide dhe Unikkatil

Pajtohen Cyanide dhe Unikkatil

Jetmir Hoxha – apo siç njihet në botën e repit me nofkën ‘Cyanide’ – ka kohë që është larguar nga labeli TBA.

Për arsyen e ndarjes është përfolur shumë nëpër media, me spekulime të ndryshme si Cyanide është larguar vetë nga grupi dhe Viktori e ka larguar atë.

Por, duket se gjërat kanë filluar të përmirësohen në raportin mes këngëtarëve, pasi që Cyanide ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram një video paralajmëruese të Unikkatil për koncertin në Shqipëri, shkruan express.

Madje, shumë fansa të tij kanë komentuar rreth asaj se si para disa viteve Cyanide e kritikonte atë në një intervistë në RTK, kurse tash po ia shpërndanë videon.

View this post on Instagram

@unikkatilofficial ??

A post shared by CYANIDE (@jethoxha) on