Pak a shumë, Princ Harry e quan pandeminë ‘ndëshkim të natyrës’

Pak a shumë, Princ Harry e quan pandeminë ‘ndëshkim të natyrës’

Princ Harry së fundmi është kritikuar për faktin se ai lidhi pandeminë e Coronavirusit dhe me natyrën që ndëshkon njerëzit, shkruan The Hill, transmeton Insajderi.

“Dikush më tha mu në fillim të pandemisë, se është gati sikur nëna natyrë po na ndëshkon për sjellje të keqe duke na dërguar në dhomë, të marrim një moment dhe të mendojmë për atë që kemi bërë”, tha Harry në një intervistë me platformën e re transmetuese “WaterBear Network”.

Princ Harry i cili u zhvendos në Amerikë nga Britani e Madhe, së bashku me bashkëshorten tij, tha se “në përgjithësi ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë”.

“Kjo sigurisht më kujtoi, siç ndoshta na ka kujtuar të gjithëve, se sa të ndërlidhur jemi të gjithë, jo vetëm si njerëz, por përmes natyrës”, vazhdoi princi, i cili është i njohur për aktivizmin e tij mjedisor. “Ne marrim kaq shumë prej saj, por rrallë kthejmë diçka”.

Ndër të tjerë që nuk u pajtuan me komentet e princit, edhe Piers Morgan, bashkë-nikoqir i “Good Morning Britani”, lobuan në akuzën e hipokrizisë.

Morgan tha në emision se Princi Harry “përdor aeroplanë privatë si një shërbim taksie” dhe ka të ngjarë të ketë “16 banja” në rezidencën e tij në Kaliforni. /Insajderi.com