Pak a shumë pritej që këta të ishin personalitetet më të kërkuara në Google këtë vit

Pak a shumë pritej që këta të ishin personalitetet më të kërkuara në Google këtë vit

Google kohët e fundit lëshoi të dhënat e saj vjetore të kërkimit, një pasqyrë gjithëpërfshirëse e termave të kërkimit gjatë gjithë vitit 2020, shkruan Vogue, transmeton Insajderi.

Në një vit si asnjëherë më parë, numri i termave të rinj dhe të panjohur që ne google-lluam ndihet i pashembullt. Kush do ta mendonte se do të kërkonim Coronavirus, kaq shpesh për të marrë të dhëna të reja?

Në kërkimet e përgjithshme, rezultatet e zgjedhjeve në Amerikë zunë vendin nr. 1. Kobe Bryant, Naya Rivera dhe Chadëick Boseman ishin emrat më të kërkuar.

Në kategorinë e njerëzve, Presidenti i zgjedhur Joe Biden hyri në nr. 1 ndërsa Kim Jong Un hyri në Nr. 2 i ndjekur nga zëvendës presidentja e zgjedhur Kamala Harris në nr. 3.

Personat e tjerë në listë përfshijnë Jacob Blake, Ryan Newman , Tom Hanks, Shakira, Tom Brady, Kanye West dhe Vanessa Bryant.

Atleti më i kërkuar këtë vit ishte Ryan Newman, ndërsa aktori më i kërkuar ishte Tom Hanks. Paraziti ishte filmi më i kërkuar. Nuk është për t’u habitur, Tiger King bëri vendin numër 1 për shfaqjet televizive.

Më në fund, Shakira arriti vendin e lakmuar për muzikantin më të kërkuar këtë vit. August Alsina, Adele, Doja Cat dhe Grimes përfunduan në pesë të parat. /Insajderi.com