Një rrëfim i shkurtër i këngëtares Eneda Tarifës në llogarinë e saj në Instagram, bëri që të gjithë të vlerësojnë ende më shumë gjyshërit e tyre.
Ajo ndau një fotografi krah gjyshit të saj 93-vjeçar, Sevo Tarifës, një veteran i luftës.
Sevo Tarifa shkrimtar dhe publicist shqiptar, ka qenë ish-sekretar i Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe ka qenë bashkë-redaktor në disa nga veprat e Enver Hoxhës. Gjithashtu, ai ka qenë në bordin drejtues të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, njofton Insajderi.
Edhe pse në moshë të shtyrë, ai nuk ka lënë anash shkrimin sepse është shumë e rëndësishme që urtësia e ndër viteve të lihet me shkrim.
“Uniteti i një kombi varet nga uniteti i familjes. Nëse familja nuk është e bashkuar as kombi nuk do të jetë i tillë”, i thotë ai mbesës së tij në një bashkëbisedim që ajo e transkriptoi në postimin e saj.
Eneda me shumë ëndje dëgjon historitë e gjyshit të saj, si ndër të paktë veteranë të luftës që ende jeton.
“Gjyshi im është 93 vjeç, ndër të vetmit veteranë të luftës mbetur gjallë. Tregon e shkruan historira me partizanë e gjermanë, grekë e italianë, mbi familjen e dashurinë, shtetin dhe lirinë”.
Ngado që shkon këngëtaren e pyesin “Ç’e ke Sevo Tarifën?”, dhe shumë krenare ajo u përgjigjet “gjysh”.
“Më mahnit me kthjelltësine e tij dhe me urtësine tipike (të të gjithë gjyshërve shqiptarë). Poooor më lejoni t’ju them se gjyshi im është më i miri, është më i bukuri, më i mençuri. Më lejoni t’ju them se jam mbesa më krenare në botë”.
Më poshtë mund të shihni postimin dhe shkrimin e plotë të këngëtares. /Insajderi.com