Pakkush bën këtë që bëri një adhurues i Gashit

Pakkush bën këtë që bëri një adhurues i Gashit

Shumë nga ne mund të kemi një adhurim kundrejt një artisti, mirëpo jo shumë e çojnë adhurimin deri në atë nivel sa të gdhendim me bojë fytyrën e një artisti në trup.

Një tatuazh që një fans ka bërë në nder të Gashit, erdhi si një surprizë shumë e këndshme për artistin shqiptar, që jeton dhe vepron në Amerikë, njofton Insajderi.

Fotografinë e tatuazhit, ku shihet qartë e gjithë fytyra e artistit, Gashi e publikoi në rrjetet e tij sociale, ku shkruan, “Vetëm fansat e vërtetë”.

Gashi që është gjithnjë shumë i afërt me ndjekësit e tij në rrjete sociale, e pa si të pabesueshme këtë gjest.

Kujtojmë se së fundmi ai ka publikuar edhe albumin e tij me titull “1984”, që paraqet vitin kur prindërit e tij u bënë bashkë, dhe vitet e ’80, që për artistin ishte periudha e artë e muzikës.

Gjithashtu, ai bashkëpunoi edhe me Sting për këngën “Mama”, projekti i cili u realizua i gjithi në distancë gjatë pandemisë, përfshirë këtu edhe videoklipin e këngës. /Insajderi.com