Pamela u martua për të pestën herë, ish-bashkëshorti habit me reagimin

Pamela u martua për të pestën herë, ish-bashkëshorti habit me reagimin

Pamela Anderson është martuar për të pestën herë, kësaj radhe me producentin Jon Peters, shkruan TMZ.

Aktorja dhe producenti i “A Star is Born”,  (versionet e vitit 1976 dhe 2018) dhe “Flashdance” u martuan me një ceremoni private në Malibu.

Urime kanë qenë të shumta por nuk u prit ai i ish-bashkëshortit të saj. Mediat e huaja shkruajnë se bateristi Motley Crue Tommy Lee, ka uruar aktoren me fjalët më të ngrohta. Ai ka treguar se dëshiron shumë që Pamela të ketë rigjetur dashurinë.

Kujtjojmë se dyshja patën një martesë që zgjati për tre vite. Ata kanë dy djem bashkë, Brandon Thomas Lee, 23 vjeç, dhe Dylan Jagger Lee, 21. Pas tre vitesh martesë erdhi divorci.