Pamja e jashtme nuk ka rëndësi – Aktorja thotë se kjo është një ‘gënjeshtër e madhe’

Pamja e jashtme nuk ka rëndësi – Aktorja thotë se kjo është një ‘gënjeshtër e madhe’

Sharon Stone thotë se pamja e jashtme ka shumë rëndësi, njofton Insajderi.

“Ju as nuk e kuptoni se sa rëndësi ka pamja e jashtme deri në momentin që ajo fillon të zbehet”, tha Stone, e cila luan në dramën e re Netflix “Ratched”, një parathënie e ” One Flew Over the Cuckoo’s Nest”.

Është një “gënjeshtër e madhe, gjigande, nëse dikush thotë se pamja nuk ka rëndësi”, thotë aktorja në një intervistë të re.

Kjo është arsyeja pse Stone, 62 vjecare, është e disiplinuar në lidhje me pamjen e saj, pavarësisht nga kufizimet e COVID-19

Rutina e saj e stërvitjes konsiston në bërjen e “30 mbledhjeve në ditë dhe ngritjen topave prej 7 kilogramësh kur jam duke parë TV, thjesht sepse nuk mund të shkoj në palestër këto ditë”, aktorja e “Basic Instinct”. /Insajderi.com