Pamje nga momenti kur Ermal Mamaqi rrëzohet në tapetin e kuq

Pamje nga momenti kur Ermal Mamaqi rrëzohet në tapetin e kuq

Filmi ‘Dy gisht mjaltë’ me protagonistë kryesorë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Filmi përpos shfaqjes në Evropë tani ka filluar t’i kalojë kufijtë deri në festivalin e Kanës.

Këtë e ka bërë të ditu aktori Mamaqi dy ditë më parë, ndërsa ka publikuar edhe pamjet nga pjesëmarrja në Francë.

Ermali shfaqet me Elvanën duke parakaluar në tapetin e kuq. Ndërkohë edhe në Kanë, duket se Ermali e ka patur të pamundur të dalë nga vetja e tij. Për një moment moderatori i ‘Xing me Ermalin’ gati sa nuk rrëzohet, pasi pengohet tek shkallët.

Ai dhe Elvana ndodhen atje për të prezantuar filmin e tyre. “Hajt për hajër me nai çmim ishalla…?

Së shpejti edhe në Angli,Itali,Greqi dhe Amerikë”, shkruan Ermali.