
Reperi i njohur Ledi Vula i ka dhuruar një tortë të madhe partneres së tij Sara Hoxha, para të pranishmëve, në festën e ditëlindjes së saj, shkruan Insajderi.
Ledri Vula, nga festa e ditëlindjes shihet duke mbajtur tortën e ditëlindjes në duar teksa afrohet Sara dhe pastaj ai i dhuron puthje dhe përqafime.
Bukuroshja brune u shfaq me një veshje interesante, derisa kishte theksuar tiparet e formësuara trupore.
Në festën e Sarës nuk kanë munguar edhe figura të njohura të cilët janë pjesë e shoqërisë së dyshes.
Ndryshe, Sara dhe Ledri ka kohë që janë në lidhje dashurie derisa janë bërë edhe prindër të një vajze ,Poem Blu./Insajderi.com