Shpërthimi i pandemisë arriti të shkëpusë edhe kontaktet fizike mes familjarëve, si në rastin e Sabri Fejzullahut, njofton Insajderi.
Këngëtari qëndroi për muaj të tërë në vilën e familjes në Brezovicë, me familjen e djalit të madh, Ermal Fejzullahut.
Po ashtu edhe vëllai më i madh i këngëtarit, qëndroi i vetë-izoluar në shtëpinë e tij që nga marsi, dhe dyshja nuk u takuan për 3 muaj.
Ishte muaji qershor kur dy vëllezërit u ribashkuan, gjë të cilën këngëtari e ndau në llogarinë e tij në Instagram.
“Abeja im, vllau im i madhi. U vetekarantinua tre muaj në shtëpi. Sot u takuam Sa u lumturova se e kemi shtyllë ne familja Fejzullahu”, kishte shkruar ai në një postim të 9 qershorit në Instagram.
Por sot, Sabri Fejzullahu ndau një lajm të kobshëm. Vëllai i tij i madh, ‘abeja’ siç e quan këngëtari ka ndërruar jetë.
“Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë. Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi! Shpirti yt u bëftë dritë,” – shkruan këngëtari në postimin e tij në Instagram, duke mos ndarë shkakun e vdekjes. /Insajderi.com