“Pantera e zezë” mbetet viktimë e racizmit

“Pantera e zezë” mbetet viktimë e racizmit

Modelja e njohur Naomi Campbell, e cila është pikasur nga hera për bukurinë e saj, ka treguar së fundmi një episod aspak të këndshëm. 49-vjeçarja ka rrëfyer se ishte e ftuar jo para shumë kohësh në një event, ku nuk ishte lejuar të futej brenda për shkak të ngjyrës së lëkurës.

“Unë gjithmonë kam dashur që njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kohët e fundit kam qenë në një qytet në jug të Francës, ku jam ftuar të marr pjesë në një event në një hotel, emrin e të cilit nuk do ta përmend. Ata nuk deshën të na linin mua dhe mikun tim për shkak të ngjyrës së lëkurës. Personi në hyrje pretendoi se nuk kishte vend, por ai lejonte ndërkohë njerëz të tjerë që të futeshin”-ka treguar 49 vjeçarja.

Por ky nuk është rast i parë që “Pantera e zezë” ka ndjerë racizëm. Në një intervistë për BBC, të realizuar në muajin prill, Naomi ka treguar se një vend në Azi nuk i përdori foton e shkëputur nga një fushatë publicitare pikërisht për shkak të ngjyrës së lëkurës.