Para nëntë vjetve Kida në videoklipin e këngëtarit të njohur – Nuk do ta njihni (VIDEO)

Para nëntë vjetve Kida në videoklipin e këngëtarit të njohur – Nuk do ta njihni (VIDEO)

Një ndër emrat më të pëlqyer të estradës, Kida, sot është nga këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e së cilës gjithmonë bëhen hite, njofton Insajderi.

Mirëpo, kur është parë Kida për herë të parë në skenë dhe sa ka ndryshuar ndër vite?

Para hiç më pak se nëntë vjet më parë, Kida ishte personazhi i fëmijës që shihet duke lexuar libër e më pas edhe duke luajtur me litar në këngën “Dance” të këngëtarit Blero, shkruan Insajderi.

Me flokët e zëna bisht, uniformën e shkollës dhe bankën përpara, Kida në këtë videoklip shfaqet si një fëmijë, fiziku i së cilës ka ndryshuar totalisht që nga viti 2011.

Përndryshe, vajza e hitit “PP” është bërë e njohur për publikun që nga viti 2014, kur nisi karrierën e saj me këngën “Murder”.

Kida gjatë ditëve të fundit në llogaritë e saj në rrjete sociale ka paralajmëruar edhe një projekt të ri që pritet të titullohet “Edhe sa?”. /Insajderi.com