Para se të konfirmohej lidhja me Princin Harry, u bënë ca ‘ndryshime’ në biografinë e Meghan Markle

Para se të konfirmohej lidhja me Princin Harry, u bënë ca ‘ndryshime’ në biografinë e Meghan Markle

Biografia e Meghan Markle në Wikipedia u redaktua disa ditë para se lidhja e saj me Princin Harry të bëhej publike në tetor të vitit 2016, njofton Insajderi.

Profesioni i Dukeshës së Sussex u ndryshua nga “aktore, modele e modës, zëdhënëse” në “aktore, aktiviste, humanitare” dhe themeluese e faqes së internetit The Tig, sipas të dhënave të ndryshimeve në këtë faqe interneti.

Roli i saj si vajza e valixheve në “Deal ose No Deal” u hoq gjithashtu. Markle ishte përgjegjëse e valixhes numër 24 gjatë sezonit të dytë të shfaqjes në vitin 2006.

U shtua një pjesë e re me titull “Puna humanitare”, ku shkruante: “Markle është e përfshirë në mënyrë aktive në arenën socio-politike dhe në vitin 2016 ajo u bë Ambasadore Globale për Ëorld Vision Kanada, duke udhëtuar në Ruanda për Fushatën e Ujit të Pastër”.

“Ajo ka punuar gjithashtu me The United Nations Women, ku ajo prezantoi në Selinë e KB për fushatën e Barazisë Gjinore HeforShe në shtator të vitit 2014”.

“Meghan ka qenë gjithashtu një paneliste në listën me famë të folësve për një botë të re (Dublin, 2014), dhe ka udhëtuar për në Afganistan me Shefin e Përgjithshëm të Shtabit në një turne në USO Dhjetor 2014”.

Ndryshimet u bënë në të njëjtin muaj kur u bë publike lidhja e saj me Princin Harry, raporton The Mail Online. Sidoqoftë, nuk është e qartë nëse ish-aktorja qëndronte pas redaktimit.

Daily Telegraph raporton se redaktimet janë bërë nga një adresë IP e lidhur me një kompani PR të Los Angeles. /Insajderi.com

Burimi: The Insider