Paratë iu ndalën nga rroga por nuk figurojnë në trustin e aktores shqiptare

Paratë iu ndalën nga rroga por nuk figurojnë në trustin e aktores shqiptare

Sistemi online për aplikimin e tërheqjes 10% të kursimeve në trustin pensional, është hapur për qytetarët, por aktorja e njohur shqiptare ka kuptuar që disa nga bashkëpunëtorët e saj nuk e kanë paguar atë sipas marrëveshjes.

Bëhet fjalë për Edona Reshitajn, e cila reagoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Në disa produksione ku ajo ka punuar për vjet të tëra, ajo thotë se punëdhënësit i kanë ndalur para nga rroga për trust, por ato nuk figurojnë aty.

“Ne disa seriale televizive ku une kam marre pjese me vite te tana, ne rroge m’i kane ndale paret per trust, por ne trust nuk me figurojne ato pare sepse produksioni nuk i ka pagu”, shprehet ajo.

Ajo kërkon edhe sugjerimet e miqve të saj virtualë që ta këshillonin se si duhej të vepronte në këto raste.

“A ka dikush pergjigje per keto raste, apo a mund te inicohet diçka e tille nga te gjithe ata artiste qe kane kalu neper keto eksperienca te padrejta?”, përfundon Reshitaj. /Insajderi.com