Paris Hilton ka nisur trajtimin për fekondimin in vitro

Paris Hilton ka nisur trajtimin për fekondimin in vitro

Paris dhe i dashuri i saj Carter Reum kanë nisur trajtimin për in vitro me rekomandimin e shoqes Kim Kardashian West sepse është “mënyra e vetme” që ajo mund të sigurojë se mund të ketë “binjakë që janë një djalë dhe një vajzë”, shkruan Celebretainment, transmeton Insajderi.

Ajo tha: “Ne kemi bërë IVF, kështu që unë mund të zgjedh binjakë nëse më pëlqen”.

“[Kim ishte ajo] që më tha për këtë. Unë madje nuk dija asgjë për këtë. Jam e lumtur që ajo më dha atë këshillë dhe më prezantoi me mjekun e saj”.

Ish-ylli i ‘Simple Life’ tashmë ka përfunduar procedurën “e ashpër” të tërheqjes së vezëve. Ajo tha: “Ishte e vështirë, por e dija se do t’ia vlente. E bëra dy herë”.

Hilton ka vlerësuar shumë edhe mbështetjen e partnerit të saj në këtë udhëtim të vështirë.

Duke folur në podcastin ‘The Trend Reporter with Mara’, ajo tha: “Të kesh një partner që është aq mbështetës dhe gjithmonë më bën të ndihem si një princeshë gjatë gjithë kohës … që nuk ishte aq keq”.

Këngëtarja e ‘Stars are Blind’ e vlerësoi Carter si “djalin e saj të ëndrrave” dhe pranoi se mezi pret të krijojë një familje me të. /Insajderi.com