Paris Hilton ka shpjeguar që arsyeja pse ajo mendon që Keeping Up With The Kardashians, ka përfunduar është fakti që ata kishin nevojë për të pushuar nga vëmendja mediatike

Paris Hilton ka shpjeguar që arsyeja pse ajo mendon që Keeping Up With The Kardashians, ka përfunduar është fakti që ata kishin nevojë për të pushuar nga vëmendja mediatike

Ish shoqja e Kim Kardashian thotë se e kupton tërësisht se pse familja e ka ndërprerë xhirimin e serialit.

Vetë Parsi kishte arritur një popullaritet të madh nga një reality show që kishte bërë në vitet 2003 dhe 2007, që quhej The Simple Life.

“Të njëjtë gjë e ndjeja për Simple Life”, tha ajo, “doja të përfundoja serialin dhe të fokusohesh në biznesin tim.

“Ato kanë biznese të mëdha. Jam e sigurtë që duan të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre. Pas 20 sezonash, mendoj që ato janë gati për të jetuar jetën e tyre në mënyrë private dhe pa kamera”.

Kim filloi të marrë vëmndje pasi ishte shoqe me Paris Hilton e cila në fillim e merrte me vete nëpër ndejat luksoze e pastaj e punësoi si stiliste dhe si organizuese e garderobës së saj.

Edhepse ato ishin shoqe që nga fëmijëria edhe vetë Kim e kishte pranuar që “Paris ia kishte dhënë karrierën që ka tani”./Insajderi.com