Paris Hilton shkëlqen në fustanin e Valdrin Sahitit në eventin e “AMA”-s

Paris Hilton shkëlqen në fustanin e Valdrin Sahitit në eventin e “AMA”-s

Paris Hilton u duk mahnitëse në një fustan të argjendtë si me efekte të pasqyrës, fustan ky i dizajnuar nga Valdrin Sahiti, njofton Insajderi.

Fustanin e dizajnerit kosovar, e aksesorizoi me bizhuteri diamanti nga Lara Heems dhe një palë takë me majucë të argjendta, që shkonin fiks me gjithë veshjen, gjatë paraqitjes së saj në American Music Awards 2020.

Ajo u ngjit në skenë për të prezantuar çmimin e mbrëmjes, “Artisti më i mirë i ri i 2020-ës”.

Sahiti ka depërtuar përtej Kosovës me krijimet e tij, që u modeluan nga yje botërore, në evente më të rëndësishme të botës së argëtimit. /Insajderi.com