Paris Hilton thotë se 5 nga ish të dashurit e saj ishin abuziv

Paris Hilton thotë se 5 nga ish të dashurit e saj ishin abuziv

Paris Hilton është duke reflektuar dhe rrëfyer për jetën e saj si kurrë më parë, në dokumetarin e ri të Youtube që është duke realizuar dhe në intervista lidhur me të kaluarën e saj.

“Kam pasur disa lidhje abusive”, tha ajo për People në një intervistë. “Më kanë ngulfatur e goditur, jam kapur në mënyrë agresive dhe jam detyruar të bëj gjëra që askush nuk është dashur të kaloj”, shkruan Glamour, raporton Insajderi.

Hilton tha se 5 prej lidhjeve të saj ajo do të i kategorizonte si abusive. “Të gjithë ata dukeshin djem të mirë dhe pastaj ngjyrat e tyre të vërteta dilnin në pah. Ata bëheshi xheloz ose mbrojtës, ose tentonin të më kontrollonin. Dhe në një pikë ata bëheshon edhe fizikisht, verbalisht dhe emocionalisht abuziv.”

Paris thotë se ajo nuk e kuptonte në atë kohë se si duhej të ishte dashuria apo lidhjet.

“Mendoja ëe ata bënin gjëra të tilla, sepse ishin shumë të dashuruar me mua. Tash kur kthehem pas në kohë, nuk mund të besoj që i kam lënë njerëzit të më lëndonin në atë mënyrë”.

Në kohët e fundit Paris, në intervista të tjera ka thënë që abuzimi që kishte përjetuar në shkollën konviktore të Provo, Utah ka kontribuar në këto ngjarje.

“Unë u mësova më abuzimin që më bëhej në Provo, prandaj më dukej normale”, tregon Paris e cila mendon që problemet në shkollë ishin faktori që indikoi kasetën ku ajo shihej duke bërë seks, që e bëri të famshme në vitin 2003.

“E takova një person të ligë dhe nëse nuk do të përjetoja atë që kam përjetuar në Provo, nuk bësoj që do t’a kisha lënë të bëhej pjesë e jetës time.”/Insajderi.com