Paris Hilton tregon për abuzimet fizike e mentale që i ishin bërë gjatë adolencës

Paris Hilton tregon për abuzimet fizike e mentale që i ishin bërë gjatë adolencës

Paris Hilton ka treguar përvojën e saj të vështirë në shkollën Provo Canyon ku kishte qenë për 11 muaj, prej vitit 1998 deri më 1999.

Paris ka vendos të tregoj detaje të rënda të jetës së saj personale në dokumentarin “This is Paris”, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Ajo tha për People: “ E kam mbajtur të fshehur të vërtetën për një kohë të gjatë. Por jam krenare me gruan e fortë që jam bërë. Njerëzit mendojnë që jeta ime ishte e lehtë, por unë dua të i tregoj botës se kush jam.”

Paris kishte qenë në disa shkolla të ndryshme me konvikte, të përcjellura një fazë rebeluese përderisa jetonte në Waldorg Astoria Hotel në New York bashkë me familjen e saj.

Prindërit e dërguan atë në shkollën Provo Canyon, ku fokusi ishte në sjelljen dhe zhvillimin mental.

Ajo thotë: “E dija që do të ishte më keq se në vendet tjera. Supozohej të ishte shkollë, por nuk ishte fokusi te klasat.”

“Nga momenti kur zgjohesha deri sa kthehesha në shtrat, të gjithë më bërtisnin, ishte torture e vazhdueshme. Stafi thoshte gjëra të tmerrshme. Ata më bënin të ndihesha keq për veten dhe më ngacmonin. Ishin edhe fizikisht abuziv.”/Insajderi.com