Party ulur – Ketamina dështon ndejën e DJ-t të njohur në Londër

Ky incident (shokues për DJ-n dhe vet pronarët e klubit) ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit kur Maceo Plex që ishte edhe DJ i asaj mbrëmje ka kërkuar nga të pranishmit që të grumbullohen për të “kërcyer Maniacs”, para se ai ta përfundonte performancën e tij.

Party ulur – Ketamina dështon ndejën e DJ-t të njohur në Londër

Rreth 95 për qind e personave që ishin në një klub nate në Londër, nuk kanë mundur të qëndrojnë në këmbë dhe janë ulur në dysheme pasi që kishin marr një dozë të tepruar të substancave narkotike.

Bëhet fjalë për drogën ketaminë që ka bërë që e gjithë party të dështoj.

E në party do të lëshonte muzikë një nga producentët më të njohur të elektronikës, Maceo Plex.

Ky incident (shokues për DJ-n dhe vet pronarët e klubit) ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit kur Maceo Plex që ishte edhe DJ i asaj mbrëmje ka kërkuar nga të pranishmit që të grumbullohen për të “kërcyer Maniacs”, para se ai ta përfundonte performancën e tij.

Por asnjë nga personat nuk është ngritur në këmbë e as ka kërcyer.

“Kjo ishte e papranueshme”, ka thënë Maceo Plex që dukej i mërzitur, raporton Wundergroundmusic.com.

“A e dinë ata sesi funksion ndeja? Ata u ulën kur i luta që të ulen e ngritën duke ndjekur ritmin e muzikës, por në fakt ata vetëm u ulën dhe nuk u quan më”, ka shpjeguar artisti.

Kllaberat kanë qëndruar ulur për më shumë se 5 orë në ndërkohë që seti i DJ-të të njohur vazhdonte të luhej deri në një moment kur Dj ka thirrur sigurimin për t’i larguar personat që rrinin ulur.

“Ata rrinin ulur të gjithë duke u shikuar mes vete sikurse budallenj”, ka thënë ai.

Në fakt kllaberat e Londrës kanë qëndruar ulur gjatë gjithë mbrëmjes deri në mëngjes.

Njëzet e dy vjeçja Cassie Jones që ishte në Pacha në këtë ndejë, u tregua sarkastike kur tregoi për ngjarjen.

“Një tjetër përpjekje e dështuar e një DJ-i për të na ulur e ngritur”, tha ajo.

“Por lojërat e DJ-it iu kthyen bumerang sepse në fakt ketamina thjesht na preu këmbët”, shtoi Jones.

Sipas menaxhmentit të Paches, ndeja është zvarritur për gjashtë orë radhazi por ka nisur dhe shpërthyer tek në orën 7 të mëngjesit./Insajderi.com