Pas 12 vitesh, Behrami i jep fund martesës me Elenën

Pas 12 vitesh, Behrami i jep fund martesës me Elenën

Pas Blerim Xhemailit, një tjetër futbollit i përfaqësueses së Zvicrës i ka dhënë fund martesës 12 vjeçare me modelen zvicerane, Elena Bonzani.

Lajmi është konfirmuar nga vetë mbrojtësi i Udinezes, Valon Behrami cili nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë vendim, ndërsa ka kërkuar nga mediat që të mos spekulojnë mbi këtë çështje private.

“Me këtë dëshiroj të shpjegoj se marrëdhënia ime emocionale me Elena Bonzani ka mbaruar pas 12 vjetësh. Ju kisha lutur dhe shpresoj shumë që nuk do të ketë spekulime të pakëndshme rreth situatës sonë”, ka shkruar ai.

Çifti ka edhe dy vajza nga martesa e tyre, Sofian (9 vjece) dhe Isabel (18 muajshe).