Pas 13 vitesh martesë u bënë prindër, Alban Mehmeti i kushton këngë shokut të tij

Pas 13 vitesh martesë u bënë prindër, Alban Mehmeti i kushton këngë shokut të tij

Alban Mehmeti është një ndër këngëtarët më të dashur shqiptarë, ai së fundmi ka bërë një gjest të madh.

Një çift janë bërë prindër tek pas 13 vitesh martesë, e këtë çift që Zoti e bekoi me një vajzë, këngëtari Alban Mehmeti e ka shok dhe ia ka kushtuar një këngë për këtë rast, kënga mban titullin “Asja”.

Kënga është me tekst të Arian Agushit dhe është kompozuar nga kompozitori i njohur Kreshnik Avdiu.

Këngën e këndon Albani me aq emocion dhe dashuri për shokun e tij.

Kjo këngë është punuar edhe me videoklip nga ahengu që këta prindër e kanë bërë për të bijën.