Nga treshja më e diskutuar e emisionit të “Për’puthen” Ledjana-Mevlan-Antonela, e para që u largua është Antonela Berishaj, njofton Insajderi.
Që nga hyrja e saj, ajo kishte shprehur pëlqimin për Mevlan Shabën dhe ishte e gatshme të ‘luftonte’ për të.
Para transmetimit të takimit Ledjana-Mevlan, Antonela doli para studios dhe tha se ka hequr dorë përfundimisht nga djali nga Kavaja.
“Mua më bëhen 47 ditë në emision dhe kam kuptuar që duhet të distancohem, t’ia lë Mevlanin Ledjanës, pavarësisht se vazhdoj të kem pëlqim për të. Unë nuk dua të bëhem shkak për mos krijimin e një lidhjeje. Mevlan unë kam nevojë për një mashkull dhe ti nuk je për mua”, u shpreh ajo teksa theksoi se ka ende ndjenja për Mevlanin. /Insajderi.com
View this post on Instagram