Pas 5 muajsh që u bënë prindër, Klea Huta dhe Elgit Doda na prezantojnë të voglin e tyre
Insajderi
Me datë 4 qershor, Klea hyri në llogarinë e saj në Instagram për të njoftuar për ardhjen e vogëlushit Krid në jetë. “TË DASHUROJMË KRID”, kishte shkruar këngëtarja.
Edhe Elgit Doda kishte postuar po të njëjtën foto në llogarinë e tij në Instagram duke shkruar, “Pak nga pak ne po formojmë pazëllin e jetës tonë, të dua Kleda, të dua Krid”.
Çifti herë pas here kishin postuar fotografi të familjes së tyre të vogël, por janë treguar gjithnjë të kujdesshëm që të mos publikonin portretin e vogëlushit.
Ditën e djeshme, një datë e veçantë në familjen e tyre, Klea Huta ndau edhe videon e parë ku na prezanton bebin Krid, i cili ka mbushur plot pesë muaj.
Në videon e publikuar shihet Klea duke luajtur me vogëlushin, ndërkohë që qeshin së bashku.
“Dje 4/11/2020 5 muaj dashuri! 5 muajt më të bukur të jetës sime për këtë të qeshurën tënde do lëviz malet mama jote Krid! O shpirt i shpirtit tim“, shkruan në video.
Producenti, Elgit Doda ka vazhduar edhe veprimtarinë e tij, ndërkohë që moderatorja u shkëput paksa nga ekrani që të ishte një mami me orar të plotë. Vetëm së fundmi ajo i është kthyer ekranit me projektin “Këngë Moj” dhe qarkullojnë fjalë se ajo do të jetë një nga moderatoret e “Festivalit të Këngës”. /Insajderi.com