Pas aksidentit, lajmërohet Ermal Mamaqi: “Ishim me aq energji pozitive sa shpërtheu furgoni”

Pas aksidentit, lajmërohet Ermal Mamaqi: “Ishim me aq energji pozitive sa shpërtheu furgoni”

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një furgon ku po udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula, shkrimtarja Mirela Sula e të tjerë, u kaplua totalisht nga flakët.

Fatmirësisht, nuk u raportua për të lënduar, njofton Insajderi.

Ermal Mamaqi, hyrinë llogarinë e tij në Instagram për të lajmëruar ndjekësit e tij se gjithçka ishte në rregull – përveç furgonit që u shkrumbua.

Në këtë situatë që për një ‘fije peri’ mund të kishte rezultat krejt ndryshe, Mamaqi shkruan me humor, “Miq, për shkak të disa lajmeve që janë përhapur… Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni. 😀 jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin.🙏 /Insajderi.com