Pas aksidentit të rëndë me makinë, këngëtari i nënshtrohet një operimi 12-orësh

Pas aksidentit të rëndë me makinë, këngëtari i nënshtrohet një operimi 12-orësh

Këngëtari i “The Git Up” Blanco Brown është në kujdes intensiv pasi pësoi dëmtime të konsiderueshme në një përplasje automjeti pranë Atlantës, njofton Insajderi.

Një deklaratë nga shtëpia muzikore, BBR Music Group, tha se shkrimtari dhe producenti u plagos të hënën në mbrëmje dhe u transportua në një spital lokal ku ai iu nënshtrua një operacioni 12-orësh. Priten operacione shtesë dhe familja e tij kërkon të gjithë të lutën për të.

Stili i këngëtarit i dha atij shumë famë sidomos në platformën sociale, ku përdoruesit postuan dhjetëra mijëra video me audion e këngës së tij. /Insajderi.com

Blanco Brown Suffers Significant Injuries After Car Accident | PEOPLE.com