Pas Arjonit edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” del me akuza për Anën

Pas Arjonit edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” del me akuza për Anën

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Erjon Gega ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku dha mendimin e tij për foton e publikuar nga Arjon Luli, ku më pas vijon me disa akuza ndaj Ana Lleshit, njofton Insajderi.

Sipas “Gazeta Shqip”, ai shprehet se nuk është dakord me postimin e fotografie, por pranon se ai gjest tregoi për skandalet brenda studios. Për më tepër, deklaron se e njëjta gjë ka ndodhur edhe mes tij e Anës.

“Nuk jam dakord, por gjesti i tij po tregon një skandal që është bërë në “Për’puthen”. E njëjta gjë ka ndodhur edhe mes meje dhe Anës, pasi kam shkëmbyer sms dhe telefonata me të edhe jashtë studios”, tha Gega.

Ashtu si Arjoni që pretendon se Ana shfaq karaktere të ndryshme në situata të ndryshme, të njëjtën pretendon edhe Erjoni.

“Telefonata e fundit bëri që Ana të nxirrte fytyrën e tretë. Ana me mua kishte një brenda emisionit dhe një jashtë tij. Fytyrën e tretë e nxori në telefonatën e fundit, ku ndodhi një gjest xhelozie nga ana e saj. Ajo nuk e kuptoi dhe doli nga vetja, duke kaluar në një nivel tjetër”, u shpreh ai.

Ai shpreh keqardhje për familjen e Anës dhe situatën ku ata gjenden, por për këtë të fundit jo.

Kujtojmë se Erjoni dhe Ana kishin realizuar një takim, ku ai i përgatiti një surprizë shumë të këndshme, madje i rrëfeu edhe për vajzën që kishte dashuruar vite më parë.

Në fillim të tetorit, me largimin e Renatos nga vajzat, Erjoni deklaroi se po largohej. Ai tha se e ka njohur Renaton dhe e vlerësoi për faktin që është burrë tamam.

“Dhe meqë bëhet kështu, dua të largohem dhe unë. Më mirë jashtë me burrat”, ishte shprehur gjatë emisionit.

Në tetor, i ftuar në “Shqipëria Live”, Erjoni sqaroi më tej arsyen e largimit të tij nga formati. Ai u shpreh se arsyeja ka qenë një debat i ashpër mes tij dhe Anës.

“Ana tha se takimin që kishim bashkë e vlerësonte shumë. Më pas tha se nuk ishte për të mbyllur plagët e mia të vjetra. Gjërat ndryshuan. Patëm një debat të ashpër mes nesh për një gjë banale dhe më ofendoi rëndë. Nuk ja lejoj askujt në botë, e prandaj vendosa që të hiqja dorë nga Ana. Ishte e dukshme se aty isha për Anën. Ana më pas e kuptoi se nëse do më kërkonte një takim tjetër do e refuzoja”, shpjegoi ai.

Ndërkaq, për të ardhmen e Anës në formatin “Për’puthen”, nuk është marrë ende një vendim nga produksioni. Gjysma e djemve të tanishëm në studio votuan që ajo të kthehej, ndërsa një pjesë dërrmuese e publikut janë pro kthimi të saj, bazuar në sondazhet e Top Channel. /Insajderi.com