Pas arrestimit, komentuesit vërsulen në llogarinë e Fjolla Morinës në Instagram

Pas arrestimit, komentuesit vërsulen në llogarinë e Fjolla Morinës në Instagram

Arrestimi i Fjolla Morinës ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, teksa ajo kishte me vete edhe armë që u konfiskuan më pas, krijuan bujë të madhe në portale dhe rrjete sociale, njofton Insajderi.

Mjafton një ‘vizitë’ në llogarinë e saj në Instagram, ku sektori i komenteve të këngëtares ‘vlon’ nga kritikat e komentuesve anonimë e publikë.

 

View this post on Instagram

 

💦💦💦

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

Shumë nga komentet janë negative e tallëse, duke i kujtuar edhe njëherë këngëtares që nuk kalohet kufiri me armë.

Më poshtë vetëm disa nga komentet e panumërta të rreshtuara nën postimet e fundit të këngëtares – natyrisht para arrestimit.

Akoma nuk dihet se përse këngëtarja po udhëtonte me armë zjarri me vete në makinë dhe se çfarë lidhje kishte me dy personat e tjerë të paidentifikuar.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kjo edhe për shkak se ajo shoqërohej nga dy persona të tjerë shtetas kosovar, 29-vjecar secili.

Sipas kodit penal për trafikimi të armëve të zjarrit, si në rastin e Morinës, që u kap me dy të tilla, rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg, raportojnë mediat shqiptare. /Insajderi.com