Pas bashkëpunimeve Rina & Adelina, Tayna & Dafina, Melindës i kërkojnë bashkëpunim me këngëtaren e njohur

Pas bashkëpunimeve Rina & Adelina, Tayna & Dafina, Melindës i kërkojnë bashkëpunim me këngëtaren e njohur

Këtë verë kemi parë shumë bashkëpunime mes artistëve shqiptarë. Ndër bashkëpunimet që janë përfolur shumë kanë qenë ato të rep artisteve Rina dhe Tayna.

Rinës nuk i eci shumë mirë bashkëpunimi. Edhe pse zgjodhi të bashkëpunoj me diven e muzikës shqiptare Adelina Ismajlin, kënga nuk pati ndonjë sukses.

Përkundër Rinës, Tayna shpërthej me bashkëpunimin e saj me Dafina Zeqirin, kënga brenda natës u shendrua në hit.

Ndërsa Melida ka vendosur që këtë verë të vazhdoj me forcat e veta pa realizuar asnjë bashkëpunim, mirëpo kanë qenë fansat atë që me komente të shumta i kanë kërkuar Melindes që pas bashkëpunimeve Rina me Adelinën dhe Tayna me Dafinën, Melinda duhet të bashkëpunoj me Genta Ismajlin.

Melinda dhe Genta Ismajli njihen për raporte të mira mes vete, madje Genta ishte mbështetëse e madhe e Melindes kur ajo ishte konkurente në “American’s Got Talent”.

Sigurisht që një bashkëpunim i tillë do të shpërthente duke u nisur nga fakti që Genta është krijuese e shumë hitëve dhe ka një numër të madh të fansave, dhe Melinda po vazhdon të pëlqehet çdo herë  e më shumë. /Insajderi.com