Pas bashkëshortit edhe moderatorja shqiptare ka dyshime se është infektuar me COVID-19

Pas bashkëshortit edhe moderatorja shqiptare ka dyshime se është infektuar me COVID-19

Rudina Magjistari drejtoi puntatën e fundit të emisionit të saj nga shtëpia sepse ajo ka dyshime se është infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

Ajo tha se nuk ka bërë ende tamponin, por për arsye se bashkëshorti i saj ka kontraktuar virusin, shanset janë shumë të larta se edhe ajo tashmë mund ta ketë marrë.

“Jam në një kënd këtu të improvizuar për të bërë një lidhje me ju drejtpërdrejt nëpërmjet Skype pasi e kisha të pamundur që sot të vija në studio. Pse do thoni ju, e nuk ka arsye tjetër përveç Covidit. Mesa duket ishte momenti për ta pasur unë radhën  për të kaluar Covidin”, thotë ajo në hapjen e emisionit.

“Në fakt me thënë të drejtën tamponin nuk e kam bërë ende, por simptomat janë bërë shumë të qarta, për më tepër që në familje, bashkëshorti im dje ka rezultuar me tampon me Covid”, vazhdon ajo.

Para se të vazhdonte rrjedhën e zakonshme të emisionit – në kushte të pazakonshme kësaj here – ajo tha se në ditët e ardhshme do i nënshtrohej edhe ajo testit për të parë nëse është infektuar apo jo. /Insajderi.com