Scarface po kërkon për dikë që t’i dhurojë një veshkë pasi një betejë e gjatë me Coronavirusin e la atë me dëmtime të përhershme të organeve, shkruan People, transmeton Insajderi.
Reperi i Ghetto Boys (me emrin Brad Terrence Jordan), 49 vjeçar, bëri një lutje në mediat sociale të mërkurën – dhe shumë fansa ofruan që të ishin donorë.
“Kam nevojë për një veshkë, a ka ndonjë vullnetar? Grupi i gjakut B+”, shkroi ai në Twitter.
“Ta kam borxh”, u përgjigj një person duke thënë se veshka e tij mund të ishte e përshtatshme për reperin. “Muzika jote më flet më shumë se e çdo artisti tjetër. Mësova se si të menaxhojë depresionin shkaku yt”.
Në mars, reperi foli hapur për betejën e tij të gjatë me virusin vdekjeprurës.
“Unë luftova me pneumoni të dyfishtë dhe pësova dëmtime të rënda në mushkëri”, tha ai. “U shtriva në spital. Sapo dola nga spitali [20 Prill], u desh të ndryshoja të gjithë dietën time. Tani duhet të bëj dializë katër ditë në javë, tri orë çdo ditë. Kjo do të thotë të nxjerrësh gjithë gjakun jashtë për ta pastruar dhe për ta kthyer në trupin tim”.
Reperi tha se ndihej sikur një “elefant ishte ulur në gjoksin tim” kur u përpoq të merrte frymë.
“Këto tre javë kanë qenë një sprovë”, tha ai në atë kohë. “Ishte e gjitha një çmenduri. Kam qenë në pikën ku ndjeva sikur do të vdisja”.
Tre muaj pas diagnozës së tij, Scarface zbuloi se veshkat e tij nuk ishin shëruar dhe tani ka nevojë për një transplant. /Insajderi.com