Pas ‘Bye Bye’, Dafina dhe Tayna pritet të lansojnë edhe këngën tjetër bashkë

Pas ‘Bye Bye’, Dafina dhe Tayna pritet të lansojnë edhe këngën tjetër bashkë

Dafina dhe Tayna po vijnë me një këngë tjetër bashkë, pas hitit ‘Bye Bye’.

Bashkëpunimi i tyre ka bërë bujë shmë të madhe në muzikë shqiptare, duke u dëgjuar e komentuar shumë.

Ndërkohë Dafina Zeqiri dhe Tayna, menjëherë pas realizimit të ‘Bye Bye’, kanë përfunduar edhe këngën e radhës që do të sjellin bashkë.

Vajzat kanë punuar edhe për videoklipin dhe kënga do të publikohet shumë shpejt, dhe kjo këngë do të jetë edhe më ritmike se e para.

“Bye Bye” ka rikthyer bashkëpunimet mes vajzave në skenën tonë muzikore dhe është përkrahur shumë nga fansat e muzikës.