Pas ‘dissave’ të njëpasnjëshëm, Noizy i përgjigjet Feros

Pas ‘dissave’ të njëpasnjëshëm, Noizy i përgjigjet Feros

Noizy nuk përtoi t’i përgjigjej Feros pas ‘dissave’ që i bëri.

E gjithë ngjarja filloi kur Noizy publikoi albumin e ri, teksa Fero nisi ‘thumbat’ në drejtim të tij, shkruan lajmi.net.

Më pastaj, reperi publikoi edhe këngën “1 e keni”, në vargjet e së cilës i bën ‘diss’ Noizyt, madje i përmend edhe Motrat Mustafa.

“Qysh ti reper ke bo muzikë me Motrat Mustafa…”, thotë ndër të tjera në këngë Fero.

Por, përmes një postimi Fero u sqarua, duke kërkuar nga fansat që të tregojnë respekt për Motrat Mustafa, ngase ‘dissi’ nuk ishte për to.

E së fundi, ishte Noizy ai i cili publikoi një foto të tualetit në InstaStory, ndërsa sipër saj shkruan “Sikur t’ia vlente të harxhoja kohën me ty”.