Pas divorcit, Kanye West e di se me kë do të jetë në lidhje romantike

Pas divorcit, Kanye West e di se me kë do të jetë në lidhje romantike

Kanye West tashmë po mendon për lidhjen e tij të radhës.

Reperi beqar – i cili është në mes të një divorci nga Kim Kardashian – dëshiron që lidhja e tij e ardhshme të jetë “me një artiste dhe një person krijues”, thotë një burim për Page Six, duke shpjeguar se kështu që “ata mund të flasin të njëjtën gjuhë me njëri tjetrin”.

Por partnerja i tij e ardhshme ka shumë për të përballuar. West, 43 vjeçar, ka deklaruar më parë: “Unë jam Mikelanxhelo. Unë jam Picasso ”. Ai gjithashtu tha për GQ, “Unë jam padyshim, artisti më i madh njerëzor i të gjitha kohërave. Nuk është as pyetje në këtë pikë. Është thjesht një fakt “.

Para martesës me Kardashian në vitin 2014, West ishte në lidhje me modelet modelet Chanel Iman dhe Amber Rose. Ai gjithashtu u përfol se kishte një lidhje me Selita Ebanks dhe ishte i fejuar me stilisten Alexis Phifer në vitin 2006. /Insajderi.com