është zyrtare

Pas gjithë zhurmës mediatike, Gjiko sapo konfirmoi shtatzëninë e Elita Rudit (VIDEO)

Pas gjithë zhurmës mediatike, Gjiko sapo konfirmoi shtatzëninë e Elita Rudit (VIDEO)

Janë padyshim një nga ciftet më të ndjekur të industrisë së argëtimit në vendin tonë. E fakti se u bë një zhurmë e madhe mediatike për shtatzëninë e supozuar të moderatores Elita Rudit me bashkëshortin e saj reperin, Gjiko, nuk tingëllon aspak e çuditshme.

Për javë të tëra çifti ishin kryefjala e titujve rozë, se ata janë në pritje të ëmbël. Edhe një fotografi që paraqiste Elitën me barkun e rrumbullakosur, në një mënyrë i dha fund thashetheme, që Elita Rudi është shtatzënë, njofton Insajderi.

Por pas fotografisë, filluan të qarkullonin thashetheme se Elita dhe Gjiko ishin në pritje të binjakëve – thashethem që dyshja ende nuk kanë mohuar ose konfirmuar.

E sot (20 shtator), me anë të një videoje, Gjiko e konfirmoi se bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël, dhe se çifti po bëhen prindër për herë të dytë.

Videoja u bë gjatë një darke, ku çifti kanë mbledhur miqtë e familjarët e tyre, për të zbuluar më vonë edhe gjininë e bebes.

Më poshtë mund të ndiqnin videon ku Gjiko konfirmon shtatzëninë e Elitës, e cila më pas paraqitet në planin e kamerës, e bukur si asnjëherë më parë dhe shumë e lumtur. /Insajderi.com