Pas hospitalizimit, këngëtari shqiptar zbulon se u shërua nga Coronavirusi

Pas hospitalizimit, këngëtari shqiptar zbulon se u shërua nga Coronavirusi

Me një foto nga spitali, dy ditë më parë, këngëtari shqiptar Valton Krasniqi, lajmëroi të gjithë ndjekësit e tij se ai kishte rezultuar pozitiv për Coronavirus, njofton Insajderi.

Krasniqi që nuk ka besuar ekzistencën e virusit bëri thirrje që të gjithë të kenë kujdes.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, kishte shkruar ai.

Sot, me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ai zbuloi se ishte shëruar nga COVID-19, duke testuar negativ për virusin vdekjeprurës.

Ai shkruan se ka rimarrë veten nga sëmundja, jo aq lehtë sa ai mendoi, por megjithatë është shumë falënderues për mesazhet e mira që ka pranuar dhe kujdesin e mjekëve në repartin intensiv.

Më poshtë postimi i tij i plotë. /Insajderi.com

Përfundimisht u konfirmua se tashmë, covid-19, e kam mposhtë jam shum ma mire se qysh isha , jo aq lehtë sa e…

Gepostet von Valton Krasniqi am Mittwoch, 14. Oktober 2020