"Dëshiroj t" />

Pas humbjes në gjyq, Johnny Depp heq dorë nga një rol shumë i rëndësishëm

Pas humbjes në gjyq, Johnny Depp heq dorë nga një rol shumë i rëndësishëm

Johnny Depp nuk do ta portretizojë magjistarin Gellert Grindelwald në franshizën filmike “Fantastic Beasts”, dhe lajmin e dha vet aktori, gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

“Dëshiroj t’ju bëj të ditur më është kërkuar nga Warner Bros të jap dorëheqje nga roli im si Grindelwald në ‘Fantastic Beasts’ dhe unë e kam respektuar dhe pranuar atë kërkesë”, shkroi ai të premten në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Johnny Depp (@johnnydepp) on

Dalja e Depp nga filmi vjen disa ditë pasi ai humbi rastin e tij të shpifjes kundër tabloidit “The Sun” mbi një artikull të vitit 2018 që portretizoi atë si një “abuzuesh grash”. Depp konfirmoi se ai planifikon të apelojë vendimin.

Warner Bros. konfirmoi largimin e Depp dhe tha se roli i tij do të rindërtohet para pjesës së tretë të filmit që premierën do ta ketë në vitin 2022. /Insajderi.com