Pas humbjeve në zgjedhjeve, Memli Krasniqi argëtohet me dokumentarët në Netflix

Pas humbjeve në zgjedhjeve, Memli Krasniqi argëtohet me dokumentarët në Netflix

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas humbjes në zgjedhjet e gjashtë tetorit, si duket kohën e lirë është duke e kaluar duke shikuar shfaqje televizive, shkruan Gazeta Insajderi.

Krasniqi, i cili në zgjedhjet e përgjithshme ka kandiduar për deputet në Kuvendin e Kosovës, ka treguar se sapo ka përfunduar së shikuari dokumentarin tre-pjesësh mbi jetën e Bill Gates.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Krasniqi ka shkruar që sapo ka përfunduar së shikuari të tri pjesët e këtij dokumentari, duke thënë se është një nga gjërat më të mira që ka parë në televizion.

“Më në fund mbarova #InsideBillsBrain në Netfilx, një nga gjërat më të mira që ka parë në TV qe një kohë të gjatë. Billgates, për të mos hequr dorë kurrë, por të punosh shumë për të ndryshuar botën, ky duhet të jetë një frymëzim për çdo vendimmarrës, të cdo niveli dhe çdo fushe”, ka shkruar Krasniqi në Twitter. /Insajderi.com