Pas infektimit me COVID-19, Çun Lajçi jep një deklaratë të fortë

Pas infektimit me COVID-19, Çun Lajçi jep një deklaratë të fortë

Zgjedhjet e 14 shkurtit, aktori dhe autori, Çun Lajçi dha lajmin se ishte infektuar me virusin COVID-19, dhe se po voton nga shtëpia.

“Personat përgjegjës erdhën në banesën time, tek unë i infektuari me COVID”, shkruan ai duke vazhduar, “Dhe ia përcaktova fatin vetës e Kosovës, tu i përzgjedhë ata që s’e duan interesin personal por atdheun”.

Ai nuk dha më shumë detaje për gjendjen e tij shëndetësore, por së fundmi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ai la të kuptohej se akoma po vuan nga infektimi.

Pas vdekjes së Rasim Thacit nga COVID-19, ai shkruan se nëse nuk i bën ballë këtij virusi, nuk do që të bëhen homazhe me fotografinë e tij të zmadhuar para Teatrit Kombëtar.

“Nëse…!

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve. – S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme! Po Kam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime! Atje ka zogj e njerëz s’me duhen! Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë! Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua!Dardani, 28.03.2021″, ka shkruar ai”. /Insajderi.com