Pas Kim Kardashian, këngën e Anxhelinës e promovon edhe aktorja hollivudiane

Pas Kim Kardashian, këngën e Anxhelinës e promovon edhe aktorja hollivudiane

Rikthimi i Anxhelinës pas një dekade në muzikë u prit shumë mirë nga fansat e saj e kolegët. Gjatë ditës kënga e saj u shpërnda nga Kim Kardashian në rrjetet sociale, ku numëron qindra miliona ndjekës, njofton Insajderi.

Por përvec Kim Kardashian, kënga “Precious” u shpërnda edhe nga aktorja e Hollywood-it, Shay Mitchell, e njohur për rolin e saj në serialin “Pretty Little Liars”.

Aktorja ndjek Anxhelinën në Instagram, ndërkaq kjo e fundit jo. Në fakt ky nuk është edhe interaksioni i parë i Mitchell me këngëtaren.

Me 17 dhjetor, Anxhelina kishte publikuar një video ku prezantonte bukuritë natyre të Shqipërisë. Mitchell kishte pëlqyer postimin e saj, duke i lënë edhe një koment.

“Mezi po pres të shkoj atje vitin tjetër”, shkruan Shay, ndërsa Anxhelina ia kishte kthyer “Edhe unë!”.

Më poshtë mund të ndiqni këngën dhe videoklipin e ti të Anxhelina Hadërgjonaj. /Insajderi.com