Dua Lipa dhe kuzhinieri i njohur Isaac Carew, i dhanë fund lidhjes disavjeçare, për arsye të cilat ende nuk dihen. Këngëtarja me prejardhje shqiptare u lidh më pas me v�" />

Pas ndarjes nga Dua Lipa, Isaac Carew mban ende kontakte me shqiptarët

Pas ndarjes nga Dua Lipa, Isaac Carew mban ende kontakte me shqiptarët

Dua Lipa dhe kuzhinieri i njohur Isaac Carew, i dhanë fund lidhjes disavjeçare, për arsye të cilat ende nuk dihen.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare u lidh më pas me vëllanë e dy motrave të famshme, Gigi dhe Bella Hadid, Anwar.

Çifti tani nuk ndahen nga njëri-tjetri dhe duken shumë të dashuruar.

Megjithatë, derisa Dua po jeton tjetër romancë dashurie, Isaac po vazhdon biznesin e tij si kuzhinier dhe libri me receta po i ecën shumë mirë.

Recetat e tij kanë ardhur deri në Kosovë dhe këtë e dëshmoi Floriana Zahiti e cila ka postuar një fotografi në Twitter, ku shihet me libër në dorë.

Pasi ajo shpërndau imazhin dhe etiketoi ish të dashurin e Dua Lipës, ai e ripostoi dhe mbi të vendosi një emoji në formë të shqiponjës.

Postimi mori goxha pëlqime dhe e gjithë kjo dëshmon që Isaac ka ende dashuri për shqiptarët edhe pas ndarjes me këngëtaren.