Qiftet që janë duke dalur nga “Për’ puthen” siç duket nuk po kenë jetëgjatësi të madhe pasi që shumica prej tyre po ndahen pas daljes nga emisioni.
E njëjta ndodhi edhe në fund të muajit Korrik, ku Çimi dhe Stela e “Përputhen +40” i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë.
Lajmin e ndarjes e dha vetë Stela, me anë të një postimi në rrjete sociale, ku tregoi se kjo ka ndodhur pas asnjë paralajmërim.
“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”, ka shkruar Stela.
Pas ndarjes, duket se Çimi ka nisur një lidhje me ish-konkurrenten Lindita Bimi, ku ka pasur disa takime sa ishin brenda në emision.
Lindita ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen dhe në rrjet janë publikuar video të dyshes duke u puthur në buzë.
“Një takim që po e prisnim. Çifti i ri? Gëzuar ditëlindjen Lindita”, ka shkruar Gilberta.
Ndërkohe deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga qifti në fjalë por fansat e tyre kanë mbetur të shokuar./Insajderi.com