Pas ndarjes nga Tea, Bearti shijon pushimet me këtë kaqurrele

Pas ndarjes nga Tea, Bearti shijon pushimet me këtë kaqurrele

Ish-konkurrenti i emisionit “Për’Puthen”, Bearti Rexhepi është duke shijuar bregdetin e Shqipërisë, shkruan Insajderi.

Ai aktualisht ndodhët në pushime pak muaj pasi doli lajmi se çifti më i përfolur i showbizit  Tea dhe Bearti janë ndarë.

Lajmin e konfirmuan të dytë por që nuk deshën të bënin të ditur për publikun arsyen e ndarjes.

Ndërsa pas ndarjes së çiftit dyshja kanë vazhduar duke ndarë rrugët e tyre dhe po jetojnë jetët e tyre ndara.

Bearti deri tani është shprehur kundër një lidhje dashurie dhe pse së fundi ka ndarë disa pamje në Instastory ku shihet duke shijuar motin e nxehtë në plazhe të ndryshme të Shqipërisë teksa në njërën prej tyre shihet në shoqërinë e një vajze të bukur.

Juliana quhet vajza e cila po shoqërohet me ish-konkurrentin e “Përputhen”, emër ky i cili nuk është i njohur për publikun dhe nuk dihet ende se çfarë është saktësisht marrëdhënia e tyre edhe pse ne mediat rozë është aluduar për një lidhje mes tyre./Insajderi.com