Pas një shkëputjeje njëvjeçare nga muzika, Leonora Jakupi rikthehet

Pas një shkëputjeje njëvjeçare nga muzika, Leonora Jakupi rikthehet

Leonora Jakupi është një nga këngëtaret më të ndjekura në rrjete sociale, ku është edhe mjaft aktive, por ajo ka pasur një shkëputje nga muzika, të cilës tani i erdhi fundi.

Ndonëse para gati një viti ajo u paraqit në “N’Kosovë Show”, për të performuar krah Ylli Demajt, kënga e saj e fundit ishte “A m’ke harru”, e publikuar një vjet më parë.

Sot, në rrjete sociale, bëri të ditur se ajo ka publikuar një këngë të re që mban titullin “Luj Luj”.

Kënga e re u publikua në kanalin e “N’Kosovë Show” në Youtube.

“Luj Luj” është produksion i “Unix Production” dhe nuk është shoqëruar me videoklip. Më poshtë mund të ndiqni këngën e re të këngëtares. /Insajderi.com