Këngëtarja amerikane Selena Gomez nxiti shqetësim në lidhje me shëndetin e saj kohët e fundit pasi u pa me një tub në krah, njofton Insajderi.
Gjatë një seance të drejtpërdrejtë në Instagram me Timothée Chalamet, disa fansa vunë re një tub në krahun e saj i cili menjëherë shkaktoi shumë pyetje ndërsa shumë shqetësoheshin për shëndetin e saj.
Fotografi të këngëtares nga lishja direkte filluan të bëjnë xhiron e mediave sociale ndërkohë që fansat luteshin për shëndetin e saj.
“Duke u lutur për shëndetin e Selena dhe shpresoj vërtet se ajo është mirë. Nuk mund ta imagjinoj si është të jetosh me një sëmundje kaq të tmerrshme autoimune. Shumë dashuri dhe përqafime [Selena Gomez]”, shkroi një fans.
“Është fakti që selena tha se dëshironte të votojë personalisht dhe nuk mundi për ‘disa arsye të caktuara’, dhe tani e shohim në dhomës e saj të vjetër duke u trajtuar për lupus”, shkroi një tjetër.
Ndërsa ajo ende nuk ka lajmëruar ndjekësit e saj për gjendjen shëndetësore, këngëtarja më parë kishte folur për betejën më sëmundjen lupus, e cila u diagnostikua në vitin 2015. Në vitin 2017, ajo iu nënshtrua një transplanti veshke. /Insajderi.com
Burimi: Geo TV