Pas ‘Për’puthen’ Jasmin bëhet pjesë e ‘Its my love’?

Pas ‘Për’puthen’ Jasmin bëhet pjesë e ‘Its my love’?

Konkurentja e “Its my love” Erza Radaku dhe ish – konkurentja e “Për’puthen” Jasmin Kadriu, kanë kaluar momente së  bashku në qytetin e Gjilanit, shkruan Insajderi.

Erza ka hedhur një InstaStory krahë Jasmin dhe ka shkruar, “S’na kap dot sa n’Prishtinë sa n’Gjilan”.

Nga këto pamje aluduan se Jasmin do jetë protagonistja e re e emisionit të dashurisë. Por e vërteta është ndryshe.

Jasmin përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram ka zbuluar se nuk do të jetë pjese e këtij emisioni dhe asnjë transmetimi.

“Jam me shoqen time për qejf, nuk jam në asnjë emision, në asnjë transmetim. Faleminderit”, ka shkruar Jasmin./Insajderi.com