Pas pezullimit nga programi, Juliani po rikthehet në Për’puthen

Pas pezullimit nga programi, Juliani po rikthehet në Për’puthen

Olsa Muhameti ka dhënë një lajm të mirë për shikuesit e programit më të ndjekur të momentit, “Për’puthen”, njofton Insajderi.

Julian Lala, një tip kontrovers, që njihet ndryshe si “njeriu i aventurave”, u pezullua nga programi para ca dite pas debateve me Sindin, e cila shpërtheu për shkak të komentit nga Juliani që tha se ajo është “si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”.

Pas një pauze të shkurtër, konkurrenti Juliani po i rikthehet programit.

Rikthimin e tij e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social, Olsa Muhameti autorja e këtij emisoni.

Olsa: Sapo ka mbaruar biseda me djalin më të përfolur të momentit, Julin! Hë si shkoi? Juli kthehet nesër në program, po do themi ndonjë gjë nesër mo Juli?

Juli: Sot asgjë, nesër pak, të dielën i themi të gjitha

Olsa: Shihemi!

Juliani, është 29 vjeç i cili hyri në emision dhe kërkon një nuse që të udhëtojë bashkë me të.

Juliani kishte treguar se jeton në shpellë dhe udhëton në botë pa para./Insajderi.com